Kryetari i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu takoi ambasadoren britanike Gallowey

Kryetari i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu takoi ambasadoren britanike Gallowey

U.D Reisul Ulema Hafiz Shaqir efendi Fetahu, ka pritur në takim ambasadoren e Mbertërisë së Bashkuar në venidn tonë, Rachel Gallowey. Gjatë takimit i cili u zhvillua në Gostivar, Fetahu e ka njoftuar mysafiren me historikun e kompleksit ku ndodhet Muftinia e Gostivarit dhe Xhamia e Sahatit, e cila llogaritet xhami qendrore në Gostivar, të cilës së bashku i bën edhe një vizitë. Pas takimit, Fetahu u shpreh falenderues ndaj ambasadores britanike për vizitën, për vendin e të cilës, tha se besimtarët musliman të vendin tonë kanë simpati të veçantë.

Edhe ambasadorja Gallowey nga ana e saj është shprehur e kënaqur me vizitën, dhe me informacionet e marra mbi organizimin e jetës fetare-islame në Gostivar dhe në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.

“Dua ta falemenderoj Reisin për pritjen e ngrohtë këtu dhe për mundësinë ta vizitojmë këtë Xhami të bukur. U njohëm me historikun e këtyre ndërtesave dhe domethënien që ata kanë për njerëzit dhe komunitetin. Ishte kënaqsi”, u shpreh ambasadorja britanike, Gallowey.

Në fund të takimit, Reisiu Fetahu i ka dhuruar ambasadores Gallowey një pikturë me pamje të kompleksit të vjetër të Xhamisë dhe Kullës së Sahatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *