Kryetari i Partisë Alternativa vizitoi Reisul Ulemanë

Kryetari i Partisë Alternativa vizitoi Reisul Ulemanë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ka pritur të enjten më 11. Shkurt 2021, Kryetarin e Partisë Alternativa, e njëherit edhe deputet në Parlamentin e RMV z. Afrim Gashi i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të tij, z. Meriton Civuli. Njëkohësisht Kryetari i BFI-së, shoqërohej nga Sekretari Gjeneral i BFI, H. Irsal ef. Jakupi, Drejtori për Hallall Standard H. Muhamer ef. Veseli dhe Shefi i Kabinetit Evzal ef. Sinani.

Mysafirët e nderuar prezantuan për ta uruar Reis Ulemanë me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit më të lartë fetar në vend dhe në emrin e tyre personal dhe të anëtarësisë së tyre, i dëshiruan shëndet dhe suksese në udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame.

Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i mirëpriti dhe i falënderoi për respektin e treguar dhe kohën e ndarë për këtë vizitë.

Në takim u bisedua për shumë çështje të dobishme për besimtarët e vendit dhe sferat ku mund që politika ta ndihmojë BFI-në në realizimin e plotë të drejtave të veta, si në sferën e pronësisë ashtu edhe në atë të zhvillimit e organizimit të jetës fetare përfshi edhe procesin edukativo arsimor dhe akademik që zhvillohet në institucionet edukative të BFI-së.

Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, Kryetari i Partisë Alternativa i dhuroi një fotografi të vjetër të Çarshisë së Shkupit, Kryetarit të BFI, H. Hfz. Shaqir ef. Fetait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *