Kryetari Komunës së Gostivarit priti në takim ambasadoren e Malit të Zi

Kryetari Komunës së Gostivarit priti në takim ambasadoren e Malit të Zi

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur sot në takim ambasadoren e Malit të Zi, Maria Petroviç, me të cilën biseduan për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen dhe kultivim të miqësisë. Temë bisede ishte edhe lidhja e miqësisë mes Komunës së Gostivarit me ndonjë nga komunat e Malit të Zi dhe pandemia nga Covid 19. Në takim, u theksua se duhet të vendosen lidhje në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit efektiv tregtar dhe ekonomik.

“Kam kënaqësinë që sot në kabinin tim kam pritur ambasadoren e Malit të Zi, Petroviq, e cila vjen për herë të parë në vendin tonë. Urojë të kemi bisedë konstruktive me theks thellimin e miqësisë të Gostivarit me ndonjë nga komunat në Malin e Zi, pasi ky është vendi I vetëm në rajon që komuna jonë ka pasur pak bashkëpunim në të kaluarën. Gjithësesi, bisedë e jona do të jetë edhe pandemia me Covid 19 dhe menaxhimi i saj në rajon”, deklaroi kryetari Taravari.

Ambasadorja e Malit të Zi, Maria Petroviç tha se me rëndësi jetike është edhe bashkëpunimi ekonomik, thellimi i miqësisë me çka u mundësohet një bashkëpunim më I mirë edhe qytetarëve të dy vendeve.

Ambasadorja e Malit të Zi znj.Marija Petroviç dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ranë dakord që në të ardhmen të vazhdojnë në mbajtjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe me këtë të përforcohet dhe bashkëpunimin ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *