Kryetari Taravari dekoroi me mirënjohje karateistët të cilët u kthyen me medjale nga kampionati shtetëror

Kryetari Taravari dekoroi me mirënjohje karateistët të cilët u kthyen me medjale nga kampionati shtetëror

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari priti sot në takim karateistin Berat Jakupi së bashku me 4 karateistë të rinjë të cilët u shpallën kampionë në kampionatin shtetëror të karatesë, të mbajtur ditë më parë në Shkup.

Nga ky kampionat, 4 karatesitët e klubit “Asiart” i cili drejtohet nga Jakupi u kthyen me dy medalje të arta dhe dy të argjendta. Kryetari Taravari u shpreh se është krenari për të gjithë qytetarët kur shënohen suksese të tilla, dhe potencoi se si komunë vazhdimisht kanë mbështetur sportistët vendor.

Edhe pse në kampionatin shtetëror ishin pjesëmarr 50 klube të karatesë, klubi “Asiart” u rangua në top dhjetëshe, duke bërë kështu që trajneri i klubit Berati Jakupi të jetë i kënaqur me rezultatet e arritura.

Amina Abduraimi ishte njëra nga pjesëmarrëset në kampionatit e karatesë, e cila u kthye në Gostivar me medalje ari. Sipas saj, ky kampionat ishte një eksperiencë shumë e mirë.

Gjatë takimit, kryetari Taravari dekoroi me mirënjohje katër kampionët e rinj. Nadryshe, nga ky kampionat me medalje ari u stolisën: Amina Abduraimi në kategorinë 13 vjeç – 49 kg dhe Redon Sefuli në kategorinë 13 vjeç + 55 kg, ndërsa me medalje të argjentë u stolisën Ermal Imeri në kategorinë 10 vjeç – 35 kg dhe Sejdulla Fidani në kategorinë 13 vjeç – 50 kg. Karateistët kampionë tashmë kanë të drejtë pjesëmarrje dhe në kampionatin ballkanik që do të mbahet gjatë këtij viti në qytetin e Stambollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *