Kryetari Taravari priti dy skijatorët nga Gostivari të cilët do të marrin pjesë në kampionatin botëror të skijimit në Itali

Kryetari Taravari priti dy skijatorët nga Gostivari të cilët do të marrin pjesë në kampionatin botëror të skijimit në Itali

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Tаravari ka pritur në kabinetin e tij, dy skiatorë të rinj nga Gostivari të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të skijimt i cili sivjet mbahet në Itali. Viktor Petkov, i cili momentalisht është skijatori më i mirë në Maqedoni dhe vëllau i tij më i vogël Vlladimit Petkov vijnë nga klubi i sijimit “Snou Sport” nga Gostivari. Kryetari Taravari u uroi atyre rezultate të mira dhe një prezantim të suksesshëm të Gostivarit. Ai gjithashtu sqaroi se Komuna e Gostivarit dy vëllezërit i mbështet financiarisht në garën e tyre në Itali.

Pos dy gostivarasve në ekspeditë ka katër anëtarë të ekipit kombëtar të skive që do të performojë në Kampionatin Botëror nga Maqedonia. Vëllezërit Viktor dhe Vlladimir Petkovi do të garojnë me garues më të fortë. Ata do të garojnë në sllallom dhe sllallom të madh javën e ardhshme. Para nisjes, të dy atletët së bashku me trajnerin dhe babain e tyre Goce Petkov, kanë falenderuar pushtetin lokal dhe kryetarin Taravari për mbështetjen e dhënë. Petkov tha se ndihma e komunës dhe përkushtimi i kryetarit do të ndikojnë dukshëm në rezultat dhe performancën e ardhshme të konkursit më elitar botëror të skijimit.

21-vjeçari Viktor Petkov me rezultatet e arritura, aktualisht është skiatori i renditur më mirë në vendin tonë. Ai po merr pjesë në Kampionatin Botëror për herë të tretë, dhe për vëllaun e tij pesë vjet më i vogël, Vlladimirin, ky do të jetë debutimi i tij i parë në elitën e skive. Klubi në të cilin ushtrojnë dy atletët, me vendim në seancën e fundit të këshillit, mori nga komuna 150 mijë denarë mbështetje financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *