Kryetari Taravari priti në takim lamtumirës ambasadorin francez Timonie

Kryetari Taravari priti në takim lamtumirës ambasadorin francez Timonie

Franca si mike e madhe e Maqedonisë së Veriut tregon mbështetje të fuqishme për aspiratat tona për fillim të shpejtë të negociatave me BE-në dhe është mbështetëse e rëndësishme e sistemit të qeverisjes së të drejtës, si dhe për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në takim me ambasadorin francez në vend, Kristijan Timonie. Taravari uroi që edhe ambasadori i ardhshëm francez në vendin tonë të jetë aktiv sikurse z. Timonie.

Ambasadorit francez Timonie i cili është në largim, dhe periudhën e ardhshme do të shërbejë ambasador në Malin e Zi, kryetarit Taravari iu falënderua për përkushtimin e tij në politikë, duke shtuar se nuk ka mundur pa mos e takuar mikun e tij para se të largohet.

Gjatë takimit, ata shkëmbyen edhe dhurata mes veti, ambasadoi Timonie kishte sjellur mjaltë, kurse kryetari Taravri i dhuroi mikut të tij një pllaketë me simbolin e qytetit të Gostivarit dhe një kollare.

40

50

70

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *