Kryetari Taravari priti në takim shkencëtarin Muhamet Alija

Kryetari Taravari priti në takim shkencëtarin Muhamet Alija

Të rinjtë nga Gostivari të cilët kanë arritur karrierë të bujshme në perendim, janë të shumtë. Një ndër ata është edhe Muhamet Alija, 30 vjeçar i cili merret me kërkime shkencore dhe ligjeron në univeristete prestigjioze evropiane. Ai është pritur sot nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Vendi ynë, në veçanti Gostivari ka nevojë sot për më shumë profesionistë të kualifikuar të sikurse është Muhameti, tha me këtë rast kryetari Taravari, dhe shtoi se promovimi i këtyre personaliteteve nga Komuna e Gostivarit ka për qëllim që ata të merren model nga rinia jonë.

Muhamet Alija, është një doktorant në Institutin për Teknologjinë e Tensionit të Lartë dhe Sistemet Elektrike të Energjisë në Universitetin Teknik Braunschweig. Granti Erasmus Plus i ka dhënë atij mundësinë për të çuar përpara projektin e tij kërkimor në Universitetin e Toulusit në Francë. Thotë se është i hapur të bashkëpunojë me talentë të rinjë nga vendlindja dhe ti ndihmojë ata për dije dhe ngritje në karrierë.

I pyetur nëse e ka menduar një ditë kthimin në vendlindje, Alija shprehet pro kësaj ideje nëse do ti bëhej një ofertë e mirë.

Muhamet Alija kryen aktualisht doktoratën e tij në kërkime mbi fushën e fizikës plazmatike me temperaturë të ulët. Gjatë qendrimit në Komunën e Gostivarit, ai u dekorua nga kryetari Taravari me plaketë me simbolin e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *