Kryetari Taravari priti në takim zv.ministrin e arsimit, Arafat Shabani

Kryetari Taravari priti në takim zv.ministrin e arsimit, Arafat Shabani

Investimet në arsim, ndryshimet metodologjike, depolitizimi dhe sistematizimi i punonjësve arsimor kanë qenë temë e diskutimit mes kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe zv.ministrit për Arsim dhe Shkencë, Arafat Shabani. Në takimin i cili u zhvillua në Komunën e Gostivarit, palët respektiove u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Për kryetarin Taravari ky bashkëpunim ka munguar në të kaluarën me MASH, dhe pret tani të gjitha barierat e vendosura dikur nga ky dikaster për Gostivarin, të menjanohen.

Kryetari Taravari tha se kanë aplikuar me katër projekte për përmirësimin e infrastrukturës arimore nëpër shkollat e Gostivarit në MASH, dhe pret të njejtat të realizohen gjatë këtij viti.

Zv. ministri i Arsimit, Arafat Shabani tha se kjo vizitë ka ardhur me qëllim për të marrë nga afër informacione se cilat janë problemet me të cilat ballafaqohen komunat në sferën e arsimit. Nënvizoi se sivjet MASH ka rritur buxhetin për investime kapitale nëpër shkolla.

Zv.ministri Shabani theksoi se nga viti ardhshëm çdokush që do të punësohet në arsim, menjëherë do të fillojë me vendim pune. Sipas tij, punësimet e deritanishme kanë sjellur vetëm politizim dhe ngecje në procesin arsimor.

Palët gjatë takimit kanë shprehur dëshirën që pandemia sa më parë të tejkalohet dhe nxënësit së bashku me mësimdhënësit t’u kthehen bankave shkollore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *