Kryetari Taravari vizitoi Gjimnazin, paralajmëron investime shtesë në shkollat e mesme dhe fillore

Kryetari Taravari vizitoi Gjimnazin, paralajmëron investime shtesë në shkollat e mesme dhe fillore

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, me bashkëpunëtorët e tij kanë qëndruar për vizitë në shkollën e mesme të Gjimnazit të Gostivarit, të cilët i priti drejtori Mirsad Iseini. Kjo vizitë kishte për qëllim promovimin e punimeve që janë kryer gjatë pushimeve dimërore. Kryetari Taravari tha se mesin e disa investimeve, është edhe salla e konferencave që është krijuar pranë kësaj shkolle.

Duke folur për projektet e ardhshme, kryetari Taravari sqaroi se me Ministrinën e Arsimit dhe Shknecës, raportet janë përmirësuar dhe pret që disa investime ti realizojnë bashkë periudhën në vijim, mesin e tyre edhe rregullimin e kulmit të shkollës fillore në fshatin Çegran.

Drejtori i Gjimnazit të Gostivarit, Mirsad Iseini ka falenderuar Komunën dhe donatorë të ndryshëm të cilët kanë dhënë kontributin e tyre financiar për të krijuar kushte më të mira pune në shkollën që ai drejton.

Periudhën e ardshme u paralajmërua se në këtë shkollë do të ketë shumë investime të tejra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *