Kryqi i Kuq – Gostivar me aksion për “Ditën Botërore kundër Urisë”

Kryqi i Kuq – Gostivar me aksion për “Ditën Botërore kundër Urisë”

Me rastin e 16 Tetorit – “Ditës Botërore kundër Urisë” si dhe me rastin e fushatës publike të grumbullimit të fondeve, në qendër të qytetit të Gostivarit nga dita e djeshme, të rinjtë nga Kryqi i Kuq i qytetit kanë ngritur këndet përkatëse ku qytetarwt mund të kontribojnë me vlera monetare.

Nëpërmjet fushatës synohet t’ju vihet sadopak në ndihmë target grupit që janë kryesisht fëmijët në vështirësi dhe të gjithë atyre familjeve në nevojë. Ky sensibilizim përveç qytetit të Gostivarit do ndihmoj në shtrirjen e ndihmës edhe tek të varfërit nga zona tjera.

20151017_130035Qytetarët e Gostivarit kanë treguar interes dhe janë sensibilizuar me këtë fushat që ka për qëllim të ndihmojë nevojtarët. Sipas Burhan Klinçe nga Kryqi i Kuq-Gostivar, deri tani janë grumbulluar një shumë e konsiderueshme tw hollash.

“Dita kundër urisë” fillesën e saj e ka në vitin 1999. Në këtë vit Kryqi i Kuq Polak zhvilloi një fushatë mjaft të suksesshme të cilën e quajti “Dita kundër Urisë”. Kjo fushatë u bazua në idenë origjinale të Kryqit të Kuq Finlandez që 17 Tetori të jetë Dita Ndërkombëtare e të Ushqyerit dhe e Luftës kundër Urisë”. Ne vitin 2002 8 shoqata të Kryqit te Kuq të rajonit të Europës Qëndrore dhe Juglindore ndër të cilat dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë organizuan Fushatën e Ditës Kundër Urisë.

Numri në rritje i vëndeve që bashkohen me ketë fushatë me një larmi gjithmonë e më të madhe të aktiviteteve tregon rëndesinw që shoqatat e Kryqit tw Kuq i japin vit pas viti kësaj veprimtarie, e që ka për qëllim të shërbejw për të ndërgjegjësuar popullsinë në mbarë botën, për rreziqet që vijnë nga varfëria, uria dhe keq-ushqyerja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *