Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata komunale Gostivar, në periudhën prej 18-20.09.2020 morri pjesë në trajnim tre ditor i cili u realizua në Mavrovë nga ana e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.
Në këtë trajnim ishte i kyçur edhe ekipi i ndihmës së parë të Organizatës komunale Gostivar si ndihmesë për ekipet për përgjigje të shpejtë, mbrojtje dhe shpëtim në kohë të paqes si dhe situatave të jashtëzakonshme.
Ekipi i ndihmës së parë të Organizatës komunale të Kryqit të kuq Gostivar para pjesëmarrësve mbajti ligjerim për ndihmën e parë të cilën e realizoj dr. Besnik Zeqiri i cili është edhe ligjerues për ndihmën e parë , si dhe 4 pjesëtarët tjerë të ekipit realizuan demonstrim dhe simulim për dhënien e ndihmës së parë në kohën e pandemisë Kovid-19, si dhe përdorim i drejtë i matrijaleve mbrojtëse.
Ky trajnim nga afër u ndoq nga drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim si dhe kryetari i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës.