Kthehen nga Arabia grupi i fundit i haxhinjve

Kthehen nga Arabia grupi i fundit i haxhinjve

Paraditën e sotme janë kthyer në Gostivar grupi i tretë dhe i fundit i haxhinjëve shqiptar.

Pasi kanë kryer ritualin e haxhit në Mekë dhe kanë vizituar xhaminë e Profetit si dhe vende dhe objekte të tjera të rëndësishme në këtë qytet, ata janë kthyer në vendlindje. Ky grup i cili udhëtoi përmes BFI në Gostivar, në përbërje me 118 persona janë pritur në parkingun e Muftinisë së Gostivarit nga familjarët e tyre.

Haxhinjtë e ri janë shprehur të impresionuar nga gjithë ajo që kishin përjetuar në vendet e shenjta, ndërsa apeli i tyre ishte që shkuara në haxh nga të gjithë të planifikohet nën moshën 50 vjeçare, pasi siç thonë ata, edhe për atje të duhet fuqi fizike.

Sipas organizatorëve të Haxhit nga Muftinia e Gostivarit, haxhi ka shkuar më së miri pa ndonjë problem, duke qenë gjatë gjithë kohës nën kujdesin e haxhinjëve dhe se të gjithë haxhinjtë janë kthyer shëndoshë e mirë.

Haxhinjtë shqiptarë ishin në mesin e atyre miliona besimtarëve nga të katër anët e botës, të cilët iu përgjigjën ftesës së Zotit për kryerjen e haxhit në Mekë. Këtë vit nga Gostivari shkuan për haxh rreth 200 persona.12067148_534304633387004_1251071461_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *