Kualifikimi i kombëtares thyen edhe 2 rekorde historike

Kualifikimi i kombëtares thyen edhe 2 rekorde historike

Përveçse ka zënë vendin e dytë në grup gjatë eliminatoreve të një Kampionati Europian, çka është arritje historike, pasi për herë të parë Shqipëria do të marrë pjesë në një event madhështor, siç është “Euro 2016”, Kombëtarja shqiptare ka thyer edhe një rekord tjetër, atë të arritjes së pikëve në një grup.

Plot 14 pikë e bëjnë grupin aktual kuqezi më të mirin në historinë e Kombëtares shqiptare, duke thyer kështu rekordin e vendosur nga ekipi kur drejtohej nga Hans Peter Brigel, i cili mori mori 13 pikë, por atëherë grupi përbëhej nga 6 skuadra.

Një tjetër rekord është edhe ajo e mbylljes pozitive të golevarazhit. Për herë të parë Shqipëria e mbyll me +5, duke shënuar 10 gola dhe pësuar 5 të tillë.

Asnjëherë Shqipëria nuk e kishte mbyllur grupin me vetëm 2 humbje, gjë që e realizoi për herë të parë. Kombëtarja jonë për të herë të parë pëson kaq pak gola, duke pasur humbjen më të thellë, 0-2 (ndeshja me Serbinë).

Por ka edhe një rekord tjetër, për herë të parë Shqipëria ka marrë 3 fitore në transfertë gjatë eliminatoreve (me Portugalinë, Serbinë dhe Armeninë). Tani ekipi ynë kombëtar pret vetëm shortin e grupit për në Europianin e vitit të ardhshëm, që do të luhet në Francë vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *