Kufizimi i lëvizjes, ekipi mobil i Komunës së Gostivarit shërben mbi 30 familje

Kufizimi i lëvizjes, ekipi mobil i Komunës së Gostivarit shërben mbi 30 familje

Për shkak të lëvizjes së kufizuar, nga pasdita e djeshme e deri mesditën e sotme, shërbimin mobil të komunës së Gostivarit, e kanë shfrytëzuar mbi 30 qytetarë. Përmes këtij shërbimi komuna, u ofron banorëve dërges deri në shtëpi të ushqimit dhe barnave, ndërsa harxhimet mbulohen nga vetë qytetarët. Jasin Demiri nga Komuna e Gostivarit sqaron se në dispozicion të qytetarëve janë 24 orë pa ndërprerë gjatë fundjavës, ndërsa gjatë ditëve të punës atëherë kur fillon ora policore.

Demiri ka apeluar banorët të vazhdojnë të respektojnë kufizimin e lëvizjes, ndërsa për çdo nevojë të tyre, Komuna e Gostivarit do të përgjigjet pozitivisht.

Ndryshe, në listën e publikuar nga Komuna e Gostivarit, numërohen rreth 20 biznese të kategorive të ndryshme që kanë autorizim për dërgimin e porosive deri në shtëpi. Farmacia Kenan, Ali Farm dhe Zegin janë barnatoret me leje të siguruar për të punuar në rajonin e Gostivarit gjersa zgjat ora policore. Nga marketet, porosi mund të bëhen në Elkos Group – ETC, Market Delikates, Market Fikri Kompani në Forinë, Market Abaz Komerc në Çegran, Market “Ermija” në Gostivar, Ema Logistic dhe Ali Market. Sakaq, për ushqime të gatshme në shërbim janë Pizza Bar Twins, Pizza Delivery King, Pizza House, Pizza City Çegran, Pizza Rozafa dhe Resotorant Ignatia. Në terren janë edhe Qendra për Edukim Rinor dhe Shoqata Humanitare Dava.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *