Kufizimi i lëvizjes shton radhët e qytetarëve para bankave në Gostivar

Kufizimi i lëvizjes shton radhët e qytetarëve para bankave në Gostivar

Thirrjet e autoriteteve shtetërore për të shmangur vendet me frekuentim të lartë, si masë mbrojtëse ndaj infektimit me koronavirusin e ri, duket se nuk janë shumë të pranueshme për qytetarët e Gostivarit. Tek Posta qëndrore e qytetit, te filialet e kompanive të telefonave celularë dhe te disa banka, qytetarët kishin krijuar rradhë, në pritje për të kryer shërbimet. Shumica prej tyre ishin të moshuar, të cilët janë më rrezikuarit nga CoVid 19, dhe nga dita e sotme lëvizja e tyre është e lejuar vetëm dy orë, nga ora 10 deri në ora 12.

“Kam dalur të bëj pagesën e faturave të rrymës. Jetoj vetëm dhe patjetër unë ta kryej këtë punë. Mundoj të mbrohem në maksimum, të dal më pak dhe të respektoj rekomandimet e dhëna nga institucionet përgjegjëse. Edhe pse levizja prej dy orëve për moshën tonë është një kufizim shumë i shkurtër, duhet patjetër gjatë atyre orëve ti kryej të gjitha obligimet që i kam”.

“Kam dalur të paguaj faturën e rrymës. Format e pagesave online nuk janë shumë të qarta për çdo kend prandaj kur nuk ke zgjidhje tjetër, patjetër se do presim rend. Nuk mendoj se është shumë e vështirë ta kalojmë këtë situatë, ne duhet të bejmë durim dhe ti respektojmë rekomandimet sepse nëse ne nuk kujdesemi për veten tonë atëherë askush tjetër nuk do ta bëj atë për ne”.

Te qytetarët është krijuar huti, nuk dinë nëse duhet ose jot ë mbajnë maska e doreza, pasi nga autoritetet, thonë ata, herë thuhet të mbahen e herë jo.

“Nuk kam marrë as doreza e as maska. Nuk di më edhe unë se çfarë të besoj, dikush thotë duhet ti vendosni e dikush tjetër jo. Besoj që duhet të mbahen për një mbrojtje më të mirë, por ja që sot nuk i mora sepse kam vetëm pak punë tek banka dhe do të kthehem menjëherë në shtëpi”.

Për të mbajtur rendin e klientëve të Bankës Ekonomike në Gostivar, në ndihmë të rojeve kishte dalë dhe drejtori regjional i kësaj Banke, Besnik Ismaili. Ai u shpreh se ka vështirësi në mbajtjen e rendit të qytetarëve dhe në respektim të distancës së rekomanduar nga autoritetet, teksa sqaroi se si pasojë e pandemisë së Koronavirusit, Banka tashmë punon me orar të shkurtuar.

Ismaili ju bëri apel qytetarëve që pa pasur raste urgjente të mos vizitojnë bankat, pasi në dispozicion të klientëve janë të gjitha mënyrat e aplikacioneve online e poashtu dhe bankomatët.

Para bankave vëreheshte edhe prani e shtuar e policisë që të mbahet rend. Ndryshe, që nga dita e sotme vlejnë masat e reja të miratuara nga qeveria. Ora policore fillon nga ora 16:00 dhe do të zgjas deri në ora 05:00, ndërsa në fundjavë ora policore vlenë 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *