KUJDES: Policia nga sot ju inçzion gjatë kontrollit në komunikacion

KUJDES: Policia nga sot ju inçzion gjatë kontrollit në komunikacion

Nga koka ose krahu nga ana e policisë së komunikacionit me mini-kamera speciale, ka filluar inçizimi në terren. Ata nga dita e sotme janë të obliguar ta inçizojnë të gjithë procesin e punës së tyre. Për këtë, në të ardhmen çdokush që kyçet në komunikacion do të duhet të ketë kujdes gjatë vozitjes, por edhe si do të sillet pasi të ndalohet nga zyrtari policor. Nga SPB-Tetovë informojnë se nga sot kanë filluar me implementim të metodës së re të punës. Tani për tani si pilot-projekt i njejti fillon në sferën e komunikacionit, kurse në të ardhmen do të vendoset edhe në aktivitetet tjera policore. Paijsja që do të përdoret është donacion nga SHBA.

“Zyrtarët policor të angazhuar për kontrollë dhe sigur në komunikacion në rajonin e Pollogut do të pajisen me sisteme mobile për inçizim me kamera. Ata do ti përdorin në terren gjatë zhvillimit dhe marrjes së masave konkrete. Në këtë formë do të bëhet regjistrim me audio dhe video, duke inçizuar të gjithë bisedën mes zyrtarit policorë dhe qytetarit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Qytetarëve do t’u sqarohen, konkretisht do t’u thuhet se komunikimi tyre inçizohet. Qëllimi i këtij pilot projekti është të rrisë efikasitetin në zbatimin e aktiviteteve dhe të zvogëlojë abuzimet e mundshme nga qytetarët ose zyrtarët e policisë. Materiali video do të shërbejë gjithashtu si provë në rast të një ankese të mundshme nga personi i ndaluar në komunikacion. Kontrolli i brendshëm i bazuar në regjistrim do të duhet të përcaktojë nëse policia e trafikut ka vepruar sipas autorizimeve të saj dhe nëse dënimi me shkrim është i merituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *