Kulla që dikur u shërbente lokomotivave me avull, sot paraqet rrezik për qytetarët

Kulla që dikur u shërbente lokomotivave me avull, sot paraqet rrezik për qytetarët

Kulla e cila deri nga gjysma e shekullit të kaluar, ka shërbyer për furnizim me ujë për lokomotivat me avull, sot përbën rrezik për kalimtarët. Ajo ndodhet në rrugën “Boge Jovanovski” përreth hekurudhës në Gostivar. Kulmit të saj i kanë mbetur vetëm drunjtë, të cilët në çdo moment mund të bien mbi këmbësorët, e jo rrallë kalojnë edhe fëmijët. Banorët e lagjes ankohen edhe për erën e keqe që kundërmon nga ky objekt, pasi ajo është mbushur me mbeturina dhe është shndërruar në deponi. Misho Nikollovski, një qytetar i Gostivarit, sqaron se para dy vitesh me ankesë të banorëve, janë hequr tjegullat, por jo edhe drunjtë e çatisë.

Ndërkaq Knjaze Nikolloski, një qytetarë tjetër, vë në dukje se ky objekt është ndërtuar në mes të rrugës dhe si i tillë e vështirëson edhe komunikacionin, dhe për pasojë si në të kaluarën ashtu edhe tani ndodhin aksidente.

Më të moshuarit e lagjes sqarojnë se kjo kullë sa mbajnë mend ata, me vite nuk shërben për asgjë. Në të kaluarën aty janë mbushur me ujë lokomotivat të cilat kanë lëvizur nga Gostivari për në Ohër. Treni i fundit nga Ohri për në Gostivar ka lëvizur në maj të vitit 1966, prej ku hekurudha që ka shërbyer për lokomotiva me avull del nga përdorimi.

Kur është ndërtuar me saktësi kjo kullë, nuk ka të dhëna, por pasi ka mbi 70 vite që ka dalë nga funksioni, banorët apelojnë si autoritetet lokale ashtu edhe ata të hekurudhave të marrin masa urgjente dhe ta largojnë atë objekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *