Kupa e Maqedonisë në Futboll Gostivari humb në terren vendas nga Rabotniçki 0:4

Kupa e Maqedonisë në Futboll Gostivari humb në terren vendas nga Rabotniçki 0:4

Gostivari humb edhe një ndeshje në terren vendas. Kësaj radhe nga skudra e Rabotniçkit të Shkupit, e cila garon në ligën elitare të futbollit të Maqedonisë. Takimi përfundoi me rezultatë të thellë për mysafirët 0:4.

Në pjesën e parë Gostivari kaloi më lehtë, pasi pranoi vetëm një gol, kurse tre të tjerët erdhën në pjesën e dytë, dy prej të cilëve sa filloi kjo pjesë. Realizues i golit të parë dhe të tretë ishte Marjan Alltinparmakoski, golin e dytë e shënoi Bllazhe Ilieski, kurse të katërtin Sebastina Herera-Kardono. Ndeshja Gostivari-Rabotniçki erdhi në kuadër të Kupës së Maqedonisë. Ndihmëstrajneri i Gostivarit, Amir Veliu, thotë se kjo ndeshje nuk ishte me peshë të lartë për klubin e tij, pasi fokusi mbetet në ligë, konkretisht në të dytën, aty ku garon Gostivari.

Ndeshjen e kthimit Gostivari me Rabotniçkin do ta luaj të mërkurën e javës që vjen. Por para ndeshjes së kthimit me Rabotniçkin, Gostivarin këtë fundjavë e prêt një ndeshje mjaftë e rëndësishme në ligë, pasi duhet të përballet me ekipin e Lubancit, që mbanë pozitën e dytë në tabel me 10 pikë, një më shumë se Gostivari i cili radhitet i treti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *