Kuqezinjtë refuzojnë bonusin 200 mijë eurosh: S’luajmë për para

Kuqezinjtë refuzojnë bonusin 200 mijë eurosh: S’luajmë për para

U përfol se FSHF kishte vendosur që në rast se kuqezinjtë e Kombëtares e fitojnë ndeshjen me Danimarkën, do të marrin 200 mijë euro në total, nga 10 mijë euro secili.

Por, se kjo nuk është zyrtare, pasi diçka e tillë vuloset përfundimisht nga ana e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Telesport.al ka pyetur disa futbollistë të Kombëtares të mbledhur në Trevizo për stërvitje.

Kështu Hysaj, Sadiku, Balaj dhe të tjerë kanë thënë se nuk luajnë për para.

Ata kanë thënë se nuk besojnë se ka ndonjë futbollist shqiptar që luan tek Kombëtarja për para, por se luajnë me zemër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *