Ushqim për më shumë se dhjetë familje dhe mish kurbani ka shpërndarë Bashkesia Lokale e fshatit Çajlë. Aksioni humanitar ka ardhur me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, Sinan Elezi bëri të ditur se aksioni është mbështetur nga mërgata dhe banorët e fshatit Çajlë.
Ditën e djeshme, Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë ka shpërndarë edhe tesha të reja për festën e Bajramit.
Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë aksione humanitare ka organizuar gjatë çdo feste fetare e kombëtare duke u bërë kështu pjesë e gëzimit të çdo familjeje sociale.