Kurban Bajrami, Dehari: Besimtari duhet të therë kurban në shtëpi, nëse dhurohet ajo duhet tu dhurohet Medreseve

Kurban Bajrami, Dehari: Besimtari duhet të therë kurban në shtëpi, nëse dhurohet ajo duhet tu dhurohet Medreseve

Javën tjetër muslimanët festojnë Kurban Bajramin, Dehari: Besimtari duhet të therë kurban në shtëpi, nëse dhurohet ajo duhet tu dhurohet Medreseve
Festa e Kurban Bajramit dhe të gjitha çështjet që lidhen me këtë festë të madhe të muslimanëve, kanë qenë në fokus të emisionit të kësaj jave “Shkëndijat e Udhëzimit”.

Duke folur rreth kësaj feste, dispozitave të kurbanit, therrjes dhe shpërndarjes si dhe dukurisë gjithnjë e në rritje të grumbullimit të kurbanëve nga ana e grupeve të ndyshme të individëve dhe shoqatave të ndryshme, profesor Sherif Deari nga Muftinia e Gostivarit, ka thënë se besimtari duhet vetë në shtëpi të pres kurban, por nëse vendos ta dhuroj kurbanin, atë duhet ta dhurojë vetëm në shkollat apo institucionet fetaro-islame.

Ai tha se ndryshe nga organizata tjera, këto institucione kanë transparencë të lartë dhe mishi i kurbanit u shkon medereseve të vendit. Mishi që mund të teprojë, shtoi më tej ai, u shpërndahet nevojtarëve.

Çmimet e kurbanave janë të njejtë si edhe një vit me parë, duke nisur nga 100 euro. Besimtarët që vendosin vetë të presin kurban, duhet të tregohen të kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre, për të respektuar rregullat e Kuranit.

Kafsha e kurbanit duhet të jetë e majme dhe jo në moshë të vogël. Delja duhet të jetë të paktën 6 muajsh, ndërsa lopa duhet të ketë plotësuar 2 vjet. Gjithashtu kurbani nuk duhet të jetë i sëmure apo me brirë dhe bisht të prerë.

Edhe pse mund të blihet me parë e rëndësishme është që kafsha të therret pas namazit të bajramit, pasi në të kundërt nuk është i vlefshëm. Kurban Bajrami është një përkujtim i sakrificës së profetit Ibrahim, që pranoi të flijonte edhe djalin e vetëm për Zotin, por që Zoti ia zëvendësoi me një dash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *