Kurban Bajrami, O.H “Dora e rinisë” realizon aksionin e rradhës

Kurban Bajrami, O.H “Dora e rinisë” realizon aksionin e rradhës

Si çdo festë tjetër, edhe gjatë Kurban Bajramit, shoqata humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë, ka shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe mish kurbani për familjet nevojtare. Hasani Ibrahimi, drejtues i shoqatës, tha se pakot do të shperndahen në Forinë dhe në Gostivar.

Aksioni ështe mbeshtetur financiarisht nga disa banorë dhe mergimtarë të fshatit Forinë, ndërsa në totoal janë 50 pako që do të shperndahen.

Nga shoqata humanitare “Dora e Rinisë”, bënë të ditur se pakot ushqimore do te shpërndahen gjatë ditës së sotme, që ditën e Bajramit, sofra e atyre që u dedikohen të jenë të mbushura sikurse sofrat e çdo besimtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *