Kuvendi fillon me punë

Kuvendi fillon me punë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pas pushimit prej dy javë e gjysmë fillon me punë. Për sot është caktuar seanca e 62­të kuvendore në të cilën deputetët duhet të shqyrtojnë 87 propozim vendime ligjore prej të cilave një pjesë janë në procedurë të shkurtuar, ndërsa një pjesë në lexim të dytë.

Në rendin e ditës janë propozimi plotësues për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015 dhe Propozimi plotësues i Ligjit për bazë nacionale të të dhënave për personat me invaliditet, të dy në lexim të dytë. Si pikë e rendit të ditës është vendosur edhe Propozimi plotësues i Ligjit për ndalim të vlerës së Ligjit për përcaktim të kushtit për kufizim të kryerjes së funksionit publik, qasje të dokumenteve dhe shpallje të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore në lexim të dytë i parashtruar nga Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Rafis Aliti dhe Antonio Milloshoski.

Në lexim të parë do të shqyrtohen ndryshimet e Ligjit për marrëveshjet për transport në komunikacionin publik, të ligjit për materialin e arkivit dhe ndryshimet e Propozim ligjit për shpallje të bërthamës së vjetër qytetare të Manastirit për trashëgiminë kulturore me rëndësi të veçantë.

Deputetët do të diskutojnë edhe për një numër të madh të ligjeve në procedurë të shkurtuar nga fusha e financave, arsimit, ekologjisë, transportit, sociales… Seancën e fundit Kuvendi e mbajti më 31 korrik kur deputetët kishin mundësi të parashtrojnë pyetje deri te anëtarët e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *