Kuvendi i BFI – së mbajti mbledhjen e rregullt vjetore

Kuvendi i BFI – së mbajti mbledhjen e rregullt vjetore

Kuvendi i BFI-së mbajti mbledhjen e rregullt vjetore me përbërje të plotë, ku pos tjerash, në bazë të kompetencave të veta kushtetutare debatoi dhe miratoi Raportin e punës së Rijasetit për vitin 2020 si dhe plan-programin për punën e Rijasetit për vitin 2021; debatoi dhe miratoi llogarinë përfundimtare për vitin 2020 si dhe planin financiar të Rijasetit tëBFI-së për vitin 2021.

Gjithnjë sipas kompetencave kushtetutare, Kuvendi në këtë mbledhje, poashtu verifikoi edhe llogarinë përfundimtare për vitin 2020 si dhe planin financiar të Muftinive tëBFI-së për vitin 2021.

Që në fillim të mbledhjës u bë zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të BFI-së, pas dorëheqjes së Kryetarit të Kuvendit, Fadil ef. Ramadani, i cili për momentin drejton Organizatën Humanitare“Hilal”, e cila vepron në kuadër të BFI-së.

Kuvendi njëzëri propozoi dhe zgjodhi h. Fejsal ef.Kadriun, referent në Myftininë e Shkupit, për Kryetar të Kuvendit të BFI-së. Në mbledhjen e Kuvendit mori pjesë edhe kreu më i lartë i BFI-së, Reisul-Ulema, h.hfz. Shaqiref. Fetai, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së dhe të gjithë përgjegjësit e shërbimeve të Rijasetit,përfshirë këtu edhe subjektet tjera të cila janë të themeluara dhe veprojnë nën kulmin e BFI-së.

Ashtu siç ishte e paraparë në rendin e ditës, Kuvendit, iu drtejtua Reisul-Ulema, h.hfz. Shaqir ef.Fetai, i cili në fjalën e tij bëri një retrospektiv punës dhe aktiviteteve të Rijasetit gjatë periudhës raportuese.

Në fund të mbledhjes, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkë me Kryetarine Kuvendit të BFI, Fejsal ef. Kadriu u ndanë mirënjohje të gjithë anëtarëve të Kuvendit, duke i falënderuar për punën dhe kontributin e dhënë në të mirë të Bashkësisë Fetare Islame në Përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *