Kuvendi votoi Janevën për Prokuror special

Kuvendi votoi Janevën për Prokuror special

Deputetët e Kuvendit të RM-së mbrëmë vonë kanë miratuar propozimin që Katica Janeva të jetë prokuror special që do të hetoj rastin e përgjimeve.

Rreth propozimit për të cilin paraprakishtë pozitivisht u shprehën ede anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, votuan 108 deputetë, asnjë vote kundër dhe asnjë të përmbajtur.

Edhe Këshilli i prokurorëve publikë mbrëmë vonë me propozim të Kuvendit njëzëri e zgjodhi Katica Janevën për Prokurore speciale, me çka respektohet afati i fundit i paraparë me marrëveshjen nga Përzhino për tejkalimin e krizës politike.

Ajo sot duhet të bëjë betimin solemn para Këshillit të prokurorëve publikë, me çka edhe zyrtarisht do të marrë detyrën e re.

Katica Janeva vjen në detyrë të re nga vendi prokurore në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli, ku punonte që nga viti 2003.

Ka lindur më 02.09.1965. Ajo ka studiuar në Fakultetin Juridik në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi nga viti 1983 deri në vitin 1989, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka dhënë në vitin 1996. Ajo ka marrë pjesë në disa projekte jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Është anëtare e grupit të punës të zgjedhur nga Shoqata e Prokurorëve Publikë e RM-së për projektligjin për procedurë publike. Ajo punon edhe si pedagoge në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë të RM-së./Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *