Kuzhina “Emona” dhuroi iftar për 200 persona

Kuzhina “Emona” dhuroi iftar për 200 persona

Thellimi i krizës ekonomike si pasojë e pandemisë nga Covid 19, ka bërë që afaristët dhe biznismenët e Gostivarit, ti shtojnë aktivitetet e tyre bamirëse. E tillë është edhe kuzhina popullore “Emona” nga fshati Çajlë, e cila ka dhuruar iftar për 200 persona. I gjithë ushqimi i përgatitur, ku nuk mungoi as ëmbëlsira, u srevua në paketime adekuate dhe familjeve të dedikuara u është dërguar deri në shtëpitë e tyre. Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Çajlë, Sinan Elezi theksoi se aksioni vullnetar i kësaj kuzhine përcjell dy mesazhe, atë për mos pasur asnjë sofër bosh për Ramazan, por edhe solidarizimin në këto kohë të vështira me njëri-tjerin si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ushqimi i dhuruar nga kuzhina “Emona” u shpërnda para kohës së iftarit ndërsa kishte kushtuar rreth 1000 euro.

Sonte iftar do të përgatitet për familjet nevojtare të Çajlës. Iftari i sontëm financohet nga Sulejman Jonuzi, mërgimtar nga ky fshat, i cili me punë të përkohshme ndodhet në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *