Në Kenian veriore, ndodhet një fshat i banuar vetëm nga gra. Fshati Umoja është themeluar më 1990 për gratë dhe vajzat që kanë vuajtuar nga dhuna fizike, seksuale, përdhunimi apo që u janë prerë organet gjenitale.
Në këtë fshat femrat janë të mikpritura në çdo moment, ndërsa meshkujt ndalohen rreptësisht të hyjnë brenda territorit të atij fshati. Kjo i ka revoltuar shumë meshkujt e zonës, që shumë herë kanë kërcënuar me vdekje ideatoren e gjithë kësaj, Rebeça Lolosoli.
Fillimisht strehë për 15 gra, tani shtëpi për shumë gra, vajza dhe fëmijë e pajisur me shkollë dhe klinikë mjekësore. Të ardhurat e fshatit sigurohen kryesisht nga shitja e bizhuterive dhe nga turizmi.