Lagjja më e re e “Pitarnicës” do të përfitojë sistem ujësjellësi

Lagjja më e re e “Pitarnicës” do të përfitojë sistem ujësjellësi

Pjesa e re e lagjes “Pitarnica”, në Gostivar do të bëhet me sistem të ujësjellësit. Në këtë pjesë të lagjes ku ndërtimet kanë filluar para disa vitesh, banorët janë ballafaquar me mungesë të ujit për pije.

Falë investimit të Komunës së Gostivarit dhe Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, ky makth ka marrë fund për 12 familje, ndërkohë që edhe shumë shtëpi të reja pritet të ndërtohet brenda kohës.

Memedali Xhaferi, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, theksoi se sistemi i ujësjellësit që ndërtohet është me gjatësi prej 400 metrash, gypi që vendoset është i dimensionit f-80, ndërsa vlera e investimit është rreth 20 mijë euro.

“Bëhet fjalë për një investim të Komunës së Gostivarit dhe Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, në lagjen “Pitarnica”. Është një pjesë e qytetit e cila deri tash nuk ka qenë e furnizuar me ujë për pije. Në programin e vitit 2015 është vendosur që të ndërtohet kjo linje e ujësjellësit me gjatësi prej 400 metrash, ndërsa gypi është i dimensionit f-80. Vlera e investimit është 1 milion e 200 mijë denarë. Me këtë projekt do ndërtohet edhe një pusetë më e madhe e cila do të ndikon pozitivisht edhe në sistemin kryesor të linjës së ujësjellësit në lagjen Pitarnica”. Në puset do të vendosen ventil për ajër, shiber ventil dhe hidrantë kundër zjarrit. Me këto investime mendojmë se do të zgjidhen problemet që na paraqiteshin në sistemin e ujësjellësit në këtë lagje”, theksoi drejtori Xhaferi

3 (1)13 (2)4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *