Obama për vrasjet në Amerikë: Kjo na është bërë rutinë

Obama për vrasjet në Amerikë: Kjo na është bërë rutinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mbajtur një fjalim emocional, pas tragjedisë së fundit në Amerikë, ku mbetën të vdekur  9 persona dhe 10 tjerë u lënduan, nga shtënia me armë zjarri.

Obama ka deklaruar se “se këto episode tragjedie janë bërë rutinë në SHBA”.

“Edhe raportimi për këto çështje është bërë rutinë. Përgjigjet e mija në këtë podium përfundojnë në një rutinë, bisedat e shumta për pasojat, po ashtu janë kthyer në rutinë”.

“Raste të tilla janë shndërruar thjeshtë në një numër më shumë për ne”, ka deklaruar Obama, i cili i mllefosur ka kritikuar bartësit e politikës amerikane për paaftësinë e sistemit që të mund parandalojnë këto raste.

“Ne jemi i vetmi vend modern në botë që lejojmë të na ndodhin gjëra të tilla, në terme mujore madje”.

“Të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe përgjegjës para familjeve që humbën të dashurit e tyre”, ka deklaruar Obama, duke e përfunduar fjalimin e tij se për këtë çështje i vetëm nuk mund të bëjë asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *