Largohen lypsarët në Gostivar

Largohen lypsarët në Gostivar

Qendra për Punën dhe Politikë Sociale sot në bashkëpunim me Stacionin Policor të Gostivarit, ndërmorrën aksion për të larguar lypsit nga rrugët e qytetit. Gjatë aksionit, nga rruga u largua edhe një lypës i cili vinte nga Shqipria.

Punonjësit social nga QPPS në Gostivar apelojnë qytetarët që mos i ndihmojë lypsit, pasi siç thonë ata, një numër i madh i tyre fitojnë edhe nga pesë mijë denareë në ditë dhe me ato para, që e kanë si punë sezonale, sidomos verës, pastaj kthen në pjesën Lindor të Maqedonisë, nga edhe vijnë më së shumti në Gostivar, ndërtojnë shtëpi të reja dhe moderne në qytetet e tyre.

Pas shtetasit nga Shqipria i cili u dërguan në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas procedurave do depërtohet në shtetin e tij të origjinës, policia nga rruga morri edhe një grua me një fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në QPPS në Gostivar për procedure të mëtejme. Bient Karahasan, punonjës Social në Gostivar, thotë se problem me lypësit nuk zgjidhet kështu dhe dhe kërkon reforma thelbësore sa i takon largimit të lypësve nga rruga.

Karahasan ka apeluar qytetarët që mos u japin lëmoshë lypësve pasi siç thotë ai, ata nuk janë për lëmosh, me tre muaj punë arrinë të ndërtojnë shtëpi të reja thotë ai. Ai sugjeron qytetarët që nëse kanë dëshirë të ndihmojnë, parat apo gjësendte tjera më mire t’I dërgojnë në QPPS apo te Kryqi I Kuq.

Edhe përkundër aksioneve të shumta, si duket problem me lypësi do vazhdojë. Siç thonë punonjësit social, në Gostivar ka një numër të vogël, apo dhjetë familje që lypin. Problem qëndron te ato persona që vijnë nga qytet tjera, sidomos nga Lindja dhe që shteti nuk ndërmerr asgjë, për t’i ndaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *