LDFM, K.F “Vardari” e nis me fitore gjysëm vjetorin pranveror

LDFM, K.F “Vardari” e nis me fitore gjysëm vjetorin pranveror

Ka nisur sezoni pranveror i garave ne futboll të vlefshme për LDFM. Me rekomandim të FFM – së, ndeshjet janë zhvilluar pa publik, një nga masat mbrojtëse të autoriteteve kundrejt përhapjes së virusit korona.

Kështu, nën tribuna të zbrazura edhe “Vardari” i Forinës, ka qenë nikoqir i “Dritës” nga Bogovina.

Në një pjesë të parë të zbehtë, më së miri janë gjendur lojtarët e Vardarit të Forinës, që megjithatë në minutën e 9 – të, nëpërmjet qendër sulmuesit të ri Edis Spahiu, kanë shënuar golin e parë.

Ky ka qenë edhe rezultati me të cilin janë mbyllur 45 minutat e para. Edhe pjesa e dytë është zhvilluar në ritmë të njejta me Vardarin që ka kërkuar deri në fund golin e sigurisë.

Ka qenë minuta e 80, kur “Vardari” nëpërmjet një kundërzbritjeje të zhvilluar nga lojtari më i spikatur i forinasve, Edis Spahiu ka dyfishuar rezultatin, me një gjuajtje që është devijuar në gol nga vetë lojtarët e “Dritës”.

Fitorja ndaj “Dritës”, respektivisht tre pikat e para për “Vardarin” e Forinës në hapje të gjysëmsezonit, janë një mundësi e mirë për tu ngjitur në tabelën e klasifikimit dhe një paralajmrim për një kampionat të mbarë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *