Gostivari ka fituar derbin e javës së tretë në Ligën e Dytë – Perëndim, teksa në stadiumin e qytetit në Gostivari, mundi Korabin e Dibrës me rezultatin minimal 1:0.
Autor i golit të vetëm për Gostivarin në këtë përballje ishte Valtrin Qaili, i cili shënoi në minutën e 25-të.
Pas tre xhirove të para në Konferencën e Perëndimit, Skopje dhe Gostivari kryesojnë në renditje me nga 7 pikë, të pasuar nga Veleshta dhe Korabi që kanë nga 6 pikë.