LDFM – PERENDIM, Gostivari mundi Llabunishtën

LDFM – PERENDIM, Gostivari mundi Llabunishtën

K.F Gostivari në terren vendas ka mundur K.F LLabunishtën me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Terreni i vështirë i ndikuar nga kushtet e rënda atmosferike nuk e kanë penguar Gostivarin të marrë një fitore shumë të rëndësishme kundrejt një ekipe të fortë si Llabunishta dhe një konkurenti për kreun e tabelës.

Rezultati u hap në minutën e 12 me një gol fantastik të Enis Dervishit nga gjuajtja e lirë.

Dy minuta më vonë mysafirët nga Llabunishta barazuan rezultatin për të pësuar sërish në minutën e 32 nga goli i Burak Mengës.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes që rezultoi të jetë edhe rezultati final i ndeshjes. Kapiteni i K. F Gostivari, Hakan Limani është i shprehur i kënaqur nga fitorja ndaj Llabunishtës një fitore që i bënë me zemër për ndeshjet e rradhës.

Edhe trajneri i K.F Gostivari, Biroll Topçiu është shprehur i entuziazmuar për fitoren ndaj një ekipe të fortë si Llabunishta dhe se fitorja është rezultat i punës së palodhshme të të gjithë ekipit.

Me këtë fitoren ndaj Llabunishtit, Gostivari është ngjitur në vendin e pestë të tabelës me 23 pikë të tubuara. Të shtunën e 14 marsit, në derbin e qytetit, Gostivari do të jetë mysafir i K.F Vardarit nga Forina.

Ndryshe, fitorja ndaj Llabunishtës i është dedikuar kryetarit të klubit Vlerim Iseni për mundin dhe angazhimin në konsolidimin e ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *