LDFM – Perendim, K.F “Gostivari” gati për sezonin e ri

LDFM – Perendim, K.F “Gostivari” gati për sezonin e ri

Pas më shumë se pesë muaj pushim, K.F Gostivari është gati të rikthehet në fushën e gjelbërt dhe të përmbush synimet e kryesisë. Vendet e lira në ekip janë plotësuar me futbollist kualitativ, kështuqë në sezonin e ri ngjyrat e klubit do ti mbrojnë edhe Ljamçevski, Rexhepi, Nastevski, Spahiu, Imeri, Kirovski dhe Jovanovski. Futbollistët kanë vijuar të stërviten në stadiumin e qytetit pas dy fazave të përgatitjeve të realizuara paraprakisht. Trajneri Biroll Topçiu ka patur në dispozicion kohë të mjaftueshme për të provuar dhe aplikuar metoda të ndryshme tekniko – taktike dhe për të përgatitur një ekip respektabil dhe të vështirë për çdo kundërshtar.

Topçiu është I kënaqur nga puna e deritanishme e ekipit, por edhe I kujdesshëm ndaj futbollistëve, të cilëve do tu duhet më shumë kohë për të arritur në maksimumin e tyre që e kishin përpara ndërprerjes së kampionatit si pasojë e pandemisë.

Atmosfera pozitive në ekip sikurse edhe përforcimet e reja do të jenë motiv shtesë edhe për futbollistët e vjetër të Gostivarit. Hakan Limani, qendërmbrojtës i Gostivarit, thotë se ekipi është kompakt dhe se rrallë kush në Gostivar do të mund të marr pikë.

Se Gostivari do të jetë kundërshtar I vështirë konfirmon edhe mesfushori Maliq Beluli.

Në stadiumin e qytetit futboll do të luhet. Ai do të jetë edhe atraktiv. E vetmja gjë që do mungojë do jetë publiku për të cilin si Limani edhe Beluli shpresojnë që sa më shpejtë të kthehet në stadium.

Ndeshjen e parë të sezonit të ri Gostivari do ta luaj të shtunën në terren vendas ku do të përballet me ekipin e Ohrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *