Legalizimi i marihuanës, qytetarët e Gostivarit me mendime të ndara

Legalizimi i marihuanës, qytetarët e Gostivarit me mendime të ndara

Ideja për legalizim të marihuanës në vendin tonë, duke se nuk është pritur mirë nga ana e qytetarëve të Gostivarit. Të anketuar nga Televizoni Globi, pjesa më e madhe shprehen kundër. Mendimin e tyre ata e bazojnë te, siç shprehen, keqpërdorimi që mund të bëhet pastaj me legalizimin e kësaj lënde narkotike dhe kanë frikë për të rinjtë që mund të bien viktimë me këtë veprim.

Ka dhe nga ata qytetarë që nuk janë kundër legalizimit të marihuanës, por duket se nuk e kanë kuptuar qëllimin, duke thënë se kjo do të kontribuojë pozitivish në shëndetësi.

“Nuk e di, por mund të bëhet. Më së shumti do përdoret si ilaç sipas asaj që dëgjojmë”, thotë një qytetare.

“Duhet ta legalizojnë sepse edhe ashtu po përdoret. Çka do përfitonim ne !? Do të përfitojmë shëndet”, shprehet një qytetarë tjetër.

Debatin për legalizimin e mariuhanës në opinion e hapi kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se legalizimi do të fillonte me Shkupin dhe Ohrin, për të vijuar pastaj me qytetet tjera dhe vendet turistike. Kjo, sipas tij do të kontribuonte në dekriminalizim dhe njëkohësisht në përfitime turistike për vendin. Qeveria ditë më parë ftoi ekspertët, organizatat joqeveritare dhe të tjerët të kyçen në debatin publik për legalizimin e përdorimit të mariuhanës. Sipas ekzekutivit, një zgjidhje ligjore cilësore do të ishte me shumë përfitime. Opoizta nga ana tjetër e kundërshton këtë ide dhe sipas tyre kjo çështje aktualizohet për defokusim të opinionit me problemet me të cilat ballafaqohet vendi me pandeminë dhe bllokimin nga Bullgaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *