Legalizohen dhjetëra objekte fetare në Komunën e Gostivarit

Legalizohen dhjetëra objekte fetare në Komunën e Gostivarit

Janë ndarë sot legalizime për 22 xhami, 4 mektebe dhe 2 teqe në territorin e komunës së Gostivarit.

Kryetari i Komunës Arben Taravari i cili personalisht ia dorëzoi akt-vendimet për legalizimin e këtyre objekteve, ka shprehur kënaqësin e tij të veçantë para muftiut të Gostivarit Shaqir Ef. Fetahu, që ky akt bëhet në natën e madhe të Kadrit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“28 objekte fetaro-islame në qytetin dhe në fshatrat tona do të jenë tani të legalizuara. Një ndër to edhe objekti i Xhamisë së Sahatit, aty ku është vendosur edhe objekti i Muftinisë së Gostivarit”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili bëri të ditur se më herët Këshilli i Komunës ka liruar edhe nga taksat e nevojshme subjektet fetare.

Muftiu i Gostivarit Shaqir. ef. Fetahu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Komunën, duke shtuar se sot duhet të ndjehemi krenarë për këtë bashkëpunim, i cili nxjerrë në pah një vepër madhore.

Objektet që përfituan akt-vendime të plotfuqishme për legalizim ishin Xhamia e Sahatit, Xhamia e Lagjes së Re, Xhamia te bunari i Tafës – Debresh, Xhamia e re – Jellovcë e Poshtme, Xhamia e re – Llakavicë, Xhamia e re – Padalisht, Xhamia e re – Strajan, Xhamia e re – Tërnovë, Xhamia e re – Sërmnovë, Xhamia e re – Gjenovic, Xhamia e vjetër – Simnicë, Xhamia e re – Simnicë, Xhamia e re – Koritë, Xhamia e re – Turçan i Vogël, Xhamia e re – Turçan i Vogel i vjetër, Xhamia e re – Turçan i Madh, Xhamia e re – Banjicë e Poshtme, Xhamia e re – Reçan, Xhamia e re – Vërtok, Xhamia e re – Mirditë, Xhamia e vjetër – Mirditë, Xhamia e re – Zdunjë, Mektebi i Xhamisë Loke – Çegran, Mektebi – Forinë, Mektebi i Lagjes së Re, Mektebi te Xhamia e Lajthisë, Teqa Bektashiane – Vërtok dhe Teqa e Halvetlinjëve – Vërtok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *