Lëndohet punonjësi i EVN Maqedoni nga Gostivari

Lëndohet punonjësi i EVN Maqedoni nga Gostivari

Lëndohet rëndë një punonjës i EVN Maqedoni nga Gostivari. I lënduari është B.N 49 vjeç, i cili punonë për këtë kompani si montues elektrik.  

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10 derisa ai ka montuar në një shtyllë të re elektrike prej druri në një rrugë malore mes dy fshatrave Cerovë dhe Sretkovë, njoftojnë nga SPB-Tetovë. Në një moment ai ka rënë nga shtylla, ndërsa lartësia nga ku ka rënë ka qenë rreth 9 metra dhe ka përfunduar me lëndime të rënda trupore, konkretisht thyerje e krahut të djethtë. I lënduari menjëherë është dërguar në Spitalin e Gostivari dhe pas dhënies së ndihmës mjeksore nga mjekët e Gostivarit gjendja e tij ka vazhduar të jetë e rëndë dhe është dërguar për në Klinikat e Shkupit.

Në vendngjarje është kryer hetim nga SPB-Tetovë dhe Inspektorati Shtetërorë i Punës. Ndërka, për gjashtë muaj në Gostivar dhe rrethinë janë shënuar 7 raste të ndryshme të lëndimeve gjatë punës, nga të cilat raste njëri përfundoi me fatalitet-një person humbi jetën, pesë përfunduan me lëndime të rënda, kurse vetëm një person përfundoi me lëndime të lehta trupore.

Në të gjitha rastet, hulumtimet tregojnë se arrsye ka qenë pakujdesi nga vet punëtorët. Në të gjitha rastet të lënduarit janë të gjinisë mashkullore dhe të moshës mbi 30 vjeç. Ndëkaq, sa I takon vitit të kaluar, , në regjionin e Gostivarit pati 37 raste fatkeqësishë në punë. Fatkeqësisht, në dy raste epilogu ishte tragjik dhe punëtorët ndërruan jetë në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *