“Lëshimi” i Mijallkovit me pistoletë në Aeroport, sjellë kontroll të jashtëzakonshëm ndërkombëtar

“Lëshimi” i Mijallkovit me pistoletë në Aeroport, sjellë kontroll të jashtëzakonshëm ndërkombëtar

Rasti me ish drejtorin e DSK-së të Maqedonisë, Sasho Mijallkov, i cili ka qenë i arrestuar në Aeroportin e Beogradit për shkak se i është gjetur një pistolete e fshehur në valixhen e tij, ka ndezur “alarm të kuq”, në zbatimin e procedurave të sigurisë në Aeroportin e Maqedonisë, transmeton Portalb.

Fakti që ish funksionari i lartë i pushtetit ka hyrë në Aeroportin e Shkupit me pistoletë, sipas një pjese të ekspertëve, ndoshta me të vërtetë është rast i izoluar, por definitivisht është lëndë serioze për hetim e cila lë një impakt të fortë negativ, për imazhin e vendit.

Ekspertët paralajmërojnë se ligjet dhe procedurat janë të qarta dhe shumë të ashpra rreth asaj se kush mundet të udhëtojë me armë, në çfarë kushte dhe në çfarë mënyre:

“Ajo është e definuar me disa rregulla ndërkombëtare dhe është shumë e rëndësishme se për cilën aviokompani bëhet fjalë, sepse në disa prej tyre kanë edhe rregulla të veta. Disa për shembull kërkojmë që arma dhe municioni të vendosen në një pako speciale e cila i dorëzohet pilotit në kabinë. Në SHBA, për shembull është praktikë që arma të vendosen në pako speciale dhe të lihet në hapësirën e bagazhit. Në përgjithësi ka procedurë të rreptë e cila është qartë e determinuar dhe ligjërisht e definuar. Rregullat janë edhe më të rrepta, veçanërisht pas sulmeve terroriste të 2001-shit. Njerëzit e thjeshtë, gjegjësisht civilët, në asnjë rast nuk munden të mbajnë armë në aeroplan, përveç me leje të veçantë për ngarkesën e mallrave, por ajo është e komplikuar. Procedurat ligjore janë shumë qartë të shpjeguara dhe u referohen shoqëruesve të VIP udhëtarëve, gjegjësisht, njerëz zyrtar nga sigurisë, të cilët mund të udhëtojnë me armë, por me një procedurë paraprake të vërtetimit dhe kontrollit. Në trafikun ajror nuk ka hapësirë për lojëra me procedurat e sigurisë. Në aeroport, piloti është kryetar i shtetit, ka ndodhur edhe në aeroporte tjera të jetë edhe delegacion shtetëror – nëse nuk kalon procedurë standarde, piloti të mos dëshirojë ta nisë aeroplani, sepse është e drejta e tij diskrecionale. Në rastin e Mijallkovit, aspak nuk e dimë a ka mundur të veprojë, sepse sipas të gjitha gjasave nuk është informuar se ka udhëtar me armë, por për atë siç shihet, askush nuk e ka ditur, bile edhe siç ka thënë edhe vet Mijallkov”, ka komentuar për DW, Zoran Dorevski, ish drejtor i Shërbimit për Siguri në Aeroportin e Shkupit.

Kyçja e shërbimeve të huaja në hetime

Kush dhe pse “ka luajtur” me procedurat e sigurisë, në fillim duhet të tregojë hetimi të cilin do të duhet ta bëjnë shërbimet hetuese të Maqedonisë. Por sipas të gjitha gjasave, në këtë rast nuk hiqet mundësia të kyçen edhe shërbimet e huaja:

Procedura e Organizatës Botërore të Aviacionit është shumë e qartë dhe nënkupton kontrolle të jashtëzakonshme të sistemeve për siguri në trafikun ajror dhe i përcakton masat.

Bëhet fjalë për organizatë e cila është pjesë e OKB-së dhe e cila është kompetente për rregullat dhe standardet. Ato e kanë të shkruar qartë rregulloren e cila patjetër duhet të përshkruhet në të gjitha aktet ligjore, tek ne kjo është pjesë e ligjit dhe akteve nënligjore për Aviacion. Mendoj që do të ketë kontroll ndërkombëtar, sepse pas ndonjë incidentit më serioz në aviacion, bëjnë kontrolle të jashtëzakonshme. Prapë, sido që të jetë, ky incident është i keq për imazhin tonë, edhe pse sipas meje ky është incident i izoluar, sepse rasti është mjaft specifik. Por sido që të jetë, në asnjë rast nuk mundet dhe nuk duhet të ketë justifikim për askënd”, ka thënë Dorevski.

A është kontrolluar Mijallkov?

Gabimi si justifikim i deklaratës së Mijallkovit se para udhëtimit me shpejtësi e ka marrë valixhen në të cilën nuk e ka ditur se ka pistoletë, sipas ekspertëve aspak nuk duhet të jetë “alibi” për përgjegjësinë e rastit.

“Duhet të shqyrtohet dhe të zgjidhet se si është e mundur që ai ta kalojë kontrollin. Sepse, nëse më të vërtetë ai e ka kaluar kontrollin, atëherë aparati-rentgen, do të sinjalizonte kur ta detektonte pistoletën. Për atë çështja është se Mijallkov, a e ka kaluar aparatin e sigurimit. Ajo duhet të hetohet. Të mos flasim për përgjegjësinë apo keqpërdorimin personal. Ju lutem, të mos e dini se mbani pistoletë me vete! Skandaloze, por e pyes veten se si në kësi rasti do të kishte kaluar një “i vdekur” i thjeshtë”, ka shtuar eksperti i sigurisë.

Duke e pasur parasysh se organet kompetente të gjithë përgjegjësinë ia gjuajnë sigurimit të Aeroportit, deri më tani siç shihet vetëm atje po kryhet hetim:

“Aeroporti i Shkupit i ndjek të gjitha procedurat e sigurisë të cilat kërkohet sipas rregullat ivës regjionale dhe ndërkombëtare. Kontrolli i brendshëm tani  është duke u bërë, çdokush që ka përgjegjësi për këtë rast do t’i paguaj pasojat, sipas kompanisë. Të gjitha hapat e duhura do të ndërmerren me qëllim që të mos ndodhë incidente të ngjashme në të ardhmen. Në komunikacion dhe koordinim jemi të gjithë institucione kompetente për aviotrafikun, të cilëve ua kemi dhënë të gjitha të dhënat relative”, thonë nga TAV, Maqedoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *