Letër falernderimi nga Dr. Hatije Ismaili, portalit TV Globi dhe ndjekësve të këtij portali

Letër falernderimi nga Dr. Hatije Ismaili, portalit TV Globi dhe ndjekësve të këtij portali

Gjej rastin që sot pas kësaj ngjarje të shënuar në jetën time të Ju pëshëndes të gjithve përzemërsisht dhe të ju falenderoj sinqerisht për urimet tuaja dashamirëse, me shprehje të bukura dhe të zgjethura, që më keni dërguar. Jam shumë e emocionuar për të gjithë urimet që kane ardhur nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova nga diaspora. Çdo përshëndetje, fjalë e bukur dhe ndjenja për t’u gëzuar me mua është një shpërblim dhe motivim shtesë për të vazhduar punën që jam e përkushtuar maksimalisht. Të gjithve pa përjashtim u jam shumë mirënjohëse si vet unë dhe familja ime.

Nga zemra uroj që ju të gjithë të keni në jetën tuaj vetëm shëndet të plotë, begati, gëzim e lumturi.

Edhe një herë falenderime dhe mirënjohje për të gjithe ju, që më keni uruar pas marrjes së çmimit Mjeku më I mirë dhe Gjinekologja më e mirë në Slloveni 2020.

Nga zemra për të gjithë dhe të gjithë veç e veç FALEMINDERIT!

Dr Hatije Ismaili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *