Lëvizja BESA realizoi takim me përfaqësuesit e PPD-së

Lëvizja BESA realizoi takim me përfaqësuesit e PPD-së

Në vazhdën e takimeve të Lëvizjes BESA me përfaqësues të partive politike shqiptare, ambasadorë, intelektual dhe anëtarë të organizatave joqeveritare, sot në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup u realizua një takim mes përfaqësuesve të Lëvizjes BESA dhe PPD-së.

Takimi u realizua mes Bilall Kasamit kryetar i Lëvizjes BESA dhe Nexhati Bexheti kryetar i PPD-së dhe disa përfaqësuesve tjerë nga këto parti, ndërsa rrjedha e bisedës kaloi në mënyrë konstruktive dhe kryesisht u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

Në këtë takim ndër të tjera u bisedua për çështjet jetike të shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe për bashkërendimin e mundshëm e aktiviteteve në të ardhmen, me qëllimin e vetëm për një të ardhme më të mire të shqiptarëve të Maqedonisë.

Nga të dyja partitë politike u konstatua se takime të këtij lloji duhet të ndodhin më shpesh, me qëllim për të gjetur modalitete që do të çonin drejt avancimit të çështjes shqiptare në Maqedoni, si dhe mundësitë e bashkëpunimit edhe me organizatat joqeveritare, personat publik dhe partitë e tjera politike opozitare shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *