Lëvizja Besa: Shqiptarët nuk janë të përfaqësuar politikisht në bisedimet e “Përzhinos”

Lëvizja Besa: Shqiptarët nuk janë të përfaqësuar politikisht në bisedimet e “Përzhinos”

Pas dështimit të bisedimeve të mbrëmshme në Përzhino, ka reaguar Lëvizja Besa duke vlerësuar se shqiptarët përfaqësohen me dy parti që në emër të tyre vendos Nikolla Gruevski.

“Lëvizja Besa disa herë ka përsëritur qëndrimin e vetë se shqiptarët e Maqedonisë janë të papërfaqësuar politikisht nëpër institucionet shtetërore, por sidomos kjo del në sipërfaqe më së shumti në bisedimet e “Përzhinos”. Kjo u pa në bisedimet e mbrëmshme, ku përfaqësues i BDI-së dhe PDSH-së ishte vetë Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së, kurse interesat e shqiptarëve përfundimisht u tradhtuan dhe mbetën jetime në përfaqësimin e tyre politik.  Lëvizja BESA konsideron se këto veprime të fundit të BDI-së dhe PDSH-së janë mbështetur tërësisht në VMRO-DPMNE-në dhe shpresojnë në fatin e mos shpërthimit të bombave të LSDM-së.  Prandaj shqiptarët kësaj gjendje-katastrofe do t’i përgjigjen në mënyrë të duhur më 24 prill të vitit 2016, kur do t’u jepen fund politikave antishqiptare të kësaj dyshe”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *