Lëvizja “Rezistenca” ka bërë me shtëpi të re dy familje nga Çegrani

Lëvizja “Rezistenca” ka bërë me shtëpi të re dy familje nga Çegrani

Dy familje në fshatin Çegran nga sot janë bërë me shtëpi, të cilat janë ndërtuar falë nismës të lëvizjes “Rezistenca”, mërgimtarëve, banorëve dhe kompanive nga ky fshat. Shtëpitë e reja u janë dorëzuar familjeve me çrast u organizua edhe ceremoni fetare ku ka marrë pjesë edhe kreu i BFI të RMV-së, Shaqir ef. Fetahu i cili ka prejadhjen nga ky fshat. Shtëpit janë ndërtuar për kohë të shkurtër dhe me të gjitha standardet duke mos lënë anash as edhe mobilimin e tyre. Arben Iseini nga lëvizja “Rezistenca”, tha se pas dhjetë ditësh edhe dy familjeve të tjera do tu dorëzohen shtëpitë e reja, të cilat janë nga përfundimi i tyre. Për dhjetë vite, rinia e këtij fshati ka ndërtuar 19 shtëpi në Çegran dhe janë rinovuar edhe disa shtëpi të vjetra. Pos, vendlindjes së tyre, ata kanë ndihmuar edhe familje në Shqipëri, të cilat vitin e kaluar u goditën nga tërmeti.

shaqir0

Nga lëvizja “Rezistenca” kanë falenderuar çdo kontribues që kanë bërë të mundur strehimin e këtyre familjeve, në veçanti diasporën e fshatit.

Dy shtëpitë e fundit kanë kushtuar 70 mijë euro, ndërsa për ndërtimine tyre inicatorët janë ndihmuar pos me para edhe me materiale ndërtimore.

klll0

Reis’ul Ulema Haxhi hz. Shaqir ef. Fetahu, pasi ka falenderuar çdo kontribues për ndërtimin e këtyre shtëpive, tha se vlera e tyre nuk mund të matet me mjete financiare. Ai uroi familjet dhe bamirësit të gëzojnë shëndetë të plotë dhe këto vepra të mos ndalen kurrë.

oyp90

Gjendja e familjes Sulejmani dhe Aliu kishte preku në setrën e shumë bamirësve të cilët për një kohë shumë të shkurtër i bënë me shtëpi të re, duke ua rregulluar edhe oborret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *