LFKG jep donacion paisje sportive për 16 klube të Gostivarit

LFKG jep donacion paisje sportive për 16 klube të Gostivarit

Lidhja futbollistike e Gostivarit ka dhënë donacion (pasije sportive, bluza për stërvitje, shkallë dhe topa futbollit) për skuadrat e Gostivarit. Ky ishte donacioni i fundit nga një sërë e të tillave dhe që kësaj rradhe përfshiu 16 klube dhe në këtë mënyrë, Lidhja futbollistike komunale e Gostivarit vazhdon aksionin e madh të ndarjes së paisjeve për klubet që garojnë në sistemet e garave të Lidhjes komunale dhe më gjërë. Berat Ismaili – kryetar i Lidhjes futbollistike komunale të Gostivarit, thotë se theks i veçantë kësaj rradhe i është vendosur zhvillimit të futbollit te kategoritë e reja ndaj dhe një pjesë bukur e mirë e paisjeve u janë dedikuar të rinjëve dhe fëmijëve që garojnë në Ligën e futbollit për fëmijë.

“Gjithë klubet tona meritojnë kujdes dhe mbështetje të caktuar dhe pikërisht për këtë arsye na vjen mirë që Lidhja futbollistike e Gostivarit përmes donacionit të paisjeve sportive dhe topave të futbollit u jep mbështetje klubeve komunale, të rinjëve dhe fëmijëve që garojnë në Ligën e futbollit për fëmijë. Gjithë meritojnë trajtim të njejtë dhe ne mundohemi të sigurojmë mjete për të gjithë. LFKG gjithmonë do të jetë në anën e tyre”, u shpreh kryetari i LFKG – së, Berat Ismaili.

fghf0

Pranim – dorëzimi i donacioneve është bërë nga ana e përfaqsuesve të klubeve të cilët e vlersojnë lartë këtë veprim të drejtuesve të LFKG, në drejtim të zhvillimit të futbollit sidomos tek të rinjtë që është bazë për perspektivë të ndritur për çdo klub.

Paisje sportive u janë dhuruar edhe referëve që janë pjesë e Lidhjes futbollistike komunale të Gostivarit, të cilët kanë përfituar nga dy komplete veshjesh dhe pasije shtesë për referim. Vlen të theksohet se donacionet janë realizuar me mjete vetanake të LFKG dhe vijnë në këtë kohë pandemie dhe në momentet kur klubet sportive ballafaqohen me vështirësi nga më të ndryshmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *