Llakavica në aksion për t’i ndërtuar shtëpi bashkëvendasit të tyre

Llakavica në aksion për t’i ndërtuar shtëpi bashkëvendasit të tyre

Sulejman Sulejmani një i moshuar nga fshati Llakavicë – Gostivar, i cili jeton i vetëm dhe me shikim të dëmtuar, ka mbetur pa kulm mbi kokë. Për t’i dal në ndihmë atij, është marrë një iniciativë nga Bashkësia Lokale e fshatit Llakavicë. Ata bëjnë apel tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë qoftë nga fshati i tyre, po më gjerë, që të ndihmojnë Sulejmanin, i njohur ndryshe si AXHA SULË, i cili ka mbetur në qiell të hapur.

“Të nderuar Llakavicas, apelojmë te të gjithë Bashkëfshatarët dhe bamirësit ku do që janë se me iniciativë të Bashkësisë Lokale, morëm vendim për ti dal në ndihmë personit Sulejman Sulejmani (AXHA SUL) i cili për momentin është pa kulmë mbi kokë. Lajmërohen të gjithë bamirësit dhe bashkëfshataret qofshin edhe nga diaspora mundësisht të kontribojnë me mjete financiare ose materiale për ndërtimin e një shtepie banimi”,

thuhet në apelin e Bashkësisë Lokale të fshatit Llakavicë. Llakavica gjithmonë ka pasur njerëz me zemër të gjerë dhe bamirës që kanë ndihmuar njerëzit në nevojë, të cilët edhe kësaj radhe do ta dëshmojnë veten dhe bashkëfshatarin e tyre do ta bëjnë me shtëpi, shprehen banorët e këtij fshati, të cilët menjëherë kanë nisur solidarazimin pas publikimit të aksionit në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *