LSDM: Çfarë nuk do të shpik Gruevski pasi është kapur me duart në kutitë votuese

Qeveri stabile sigurohet në zgjedhje korrekte dhe të rregullta, ku qytetarët pa kërcënime dhe shantazhe do ta shprehin vullnetin e tyre, reagojnë nga LSDM ndaj propozimit të kryeministrit Nikolla Gruevski, që partia fituese në zgjedhje të ketë 17 deputetë shtesë.

“Nikolla Gruevski le t’ua pranoj qytetarëve dhe opinionit pse ka frikë nga kërkesa e tyre, që e mbështetën edhe LSDM-në edhe partitë tjera politike, Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Apo ndoshta i prishet skema e vjedhjeve në zgjedhje? Çfarë nuk do të shpik Gruevski pasi është kapur me duart në kutitë votuese. Deklarata e tij e sotme ngjan politikanit “deal oriental” siç është Gruevski, i cili nga dëshpërimi u shndërrua në objekt talljeje” thuhet në reagimin e LSDM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *