LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

LSDM e Gostivarit kërkon dorëheqjen e ministrit teknik Çulev

Numri i personave të rinjë të infektuar që ne po regjistrojmë këto ditë është një pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, populizmit dhe përfitimeve partiake të ministrit teknik Naqe Çulev dhe shefit të tij Hristijan Mickoski. Me deklaratën jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe populiste se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen kur nuk respektojnë masat dhe detyrat, Çulev inkurajoi drejtpërdrejt mosrespektimin dhe shkeljen e masave kufizuese. Këto akuza vijnë nga LSDM e Gostivarit. Dragoljub Filiposki, kryetar i kësaj partie në Gostivar, tha se opinioni ka qenë dëshmitar i shkeljeve të shumta masive të ndalimit të lëvizjes, ndalimit të grupimit, mosrespektimit të mbajtjes së detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse, dhe policia e udhëhequr nga Çulev nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

“Çulev dhe Mickoski nuk kanë respekt punonjësit e shëndetësisë ose ekspertët e Komisionit për sëmundje infektive. Në vend që të mbështesin punën e Komisionit, ata po kërkojnë shkarkimin e tij dhe hedhin ngjyra partiake mbi epidemiologjinë dhe duan të lënë qytetarët pa mbrojtje. Sot vjen llogaria e një sjelljeje kaq të pamatur, të papjekur dhe të papërgjegjshme të Çulev, i cili, nën diktimin e Mickoskit, nuk bën asgjë për të sanksionuar ata që nuk respektojnë masat dhe detyrat”.

Mickoski dhe Çulev me papërgjegjshmërinë e tyre udhëhiqen nga pozita “sa më keq të jenë qytetarët, aq më mirë për partinë e tyre”, tha më tej Filiposki.

“Një sjellje e tillë antikombëtare dhe anti-shtetërore duhet të ndalojë, Çulev duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse rrezikon me vetëdije shëndetin publik dhe nxit me vetëdije sjellje të paligjshme. Policia dhe qytetarët e Maqedonisë duhet të heqin qafe sa më shpejt sjelljen e papërgjegjshme të Naqe Çulev. Prandaj, duhen zgjedhje dhe një Qeveri dhe Kuvend i ri me legjitimitet të plotë nga qytetarët. Zgjedhjet janë zgjidhje për sjelljen e papjekur, të papërgjegjshme dhe jo serioze të Hristijan Mickoski dhe kuadrit të tij në qeverinë teknike”.

Shteti ka nevojë për institucione me kapacitet të plotë që do të merren në mënyrë efektive me pasojat e pandemisë, tha më tej Filiposki, dhe shtoi se duhet përgatitje edhe për valën e re të paralajmëruar në vjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *