Lulzim Ismaili 18 vjeçari nga Tetova, boksier në Klubin e Boksit “Shkëndija Boks”, garues në kategorinë e Juniorëve ne Republikën e Maqedonisë nesër do të përballet në ring për fitoren e 24 me rradhë.
Boksieri tetovar shprehet i gatshëm për turneun e boksit që do të mbahet të shtunën në sallën e Gjimnazit të Tetovës. Ai gjithashtu garon edhe për reprezentacionin e Republikës së Maqedonisë. Megjithatë ai nuk e fsheh dëshirën nëse ofrohet mundësia të garojë edhe për flamurin Kuq e Zi.
ReportAlb: A jeni i përgatitur për sfidën e nesërme ?
Lulzim Ismaili: Jam shumë i pergatitur, në ring do të futem me shpresën dhe besimin tek Zoti për fitoren e rradhës, shpresoj të mos ju zhgënjej.
ReportAlb: Ç’farë na premtoni për ndeshjen e nesërme ?
Lulzim Ismaili: Fillimisht ju premtoj spektakël, mirëpo siç u shpreha edhe më herët, shpresoj në fitore, pasiqë vetëm të fitoj është synimi im, nuk diskutohet se vetëm me fitorë mund t’i bëj krenar shqiptarët.
ReportAlb: Kemi marrë informacione se boksoni edhe për reprezentacionin e Maqedonisë, ç’mund të na thoni për këtë arritjë?
Lulzim Ismaili: Po kam marre pjesë në shume turne me reprezentacionin e Maqedonisë si ajo e “Zllatna rakavica” dhe shumë të tjera. Normal këto arrihen me punë dhe vullnet. Shpresoj që të bëhem shembull për që një ditë do të përfaqësoja boksin këtu tek ne.
ReportAlb: A do të boksoni nën flamurin kombëtar shqiptar nëse do ju ofrohej mundësia?
Lulzim Ismaili: Po patjetër, kjo do të ishtë njëra ndër surprizat më të këndshme në karrierën time si boksier.
ReportAlb: Boksin më shumë e konsideroni si sport apo pasion?
Lulzim Ismaili: Boksin më shumë e konsideroj pasion se sa sport, më është bërë gjë e rëndësishme në jëtë, thjesht nuk mund ta paramendoj jetën pa këtë sport. E DUA SHUMË BOKSIN
Lulzim Ismaili është një ndër boksierët e rinj më të suksesshëm në Maqedoni me 27 meçe. 23 prej tyre të fituara, dy humbje dhe dy barazime.