Manchester United e sigurtë në ndeshjen e parë

Manchester United e sigurtë në ndeshjen e parë

Manchester United e ka fituar 3:1 ndeshjen e parë të Play Offit në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ku në Old Traford mundi belgët e Club Brugge.
Djajtë e Kuq që ishin më të mirë nga minuta e parë, edhe në këtë ndeshje startuan me kosovarin Adnan Januzaj.
Por golin e parë në këtë ndeshje, e shënuan mysafirët, me një të lojtarit të Unitedit, Michael Carrick që shënoi autogol në minutën e 8’.
Kjo epërsi zgjati vetëm 5’ minuta, pasi që Memphis Depay, barazoi në 1:1.
Pikërisht holandezi Depay, shënoi edhe golin e dytë për United në minutën e 43’.
Kur po luhej minuta e fundit, Fellaini shënoi edhe golin e tretë për United, për të siguruar qetësi më të madhe për ndeshjen e kthimit

Në ndërkohë, Lazio ka fituar me rezultat 1-0 kundër Bayer Leverkusenit në Stadio Olimpico. Balde Diao Keita ishte golashënuesi i vetëm (77’).

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

FC Astana 1 – 0 APOEL Nicosia
BATE Borisov 1 – 0 Partizan Beograd
Lazio 1 – 0 Bayer Leverkusen
Manchester United 3 – 1 Club Brugge
Sporting CP 2 – 1 CSKA Moscow

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *