Maqedoni, lista e zezë amerikane, i pari ish-ministri i transportit

Maqedoni, lista e zezë amerikane, i pari ish-ministri i transportit

Sipas portalit maqedonas “Centarnews”, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, është politikani i parë maqedonas i vënë në listën e zezë të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve mediatike, Janakievskit do i ndalohet hyrja në SHBA dhe njëkohësisht do i bllokohen të gjitha llogaritë bankare jashtë Maqedonisë.

Mediat pohojnë se kjo është masa e parë që SHBA-ja ndërmerr ndaj politikanëve të dyshuar për krim dhe korrupsion dhe se emrit të Janakievskit do i bashkëngjiten edhe shumë emra të tjerë.

Janakievski ishte ministri më i përfolur në bisedat e përgjuara telefonike që i shpalosi drejtuesi i opozitës, Zoran Zaev.

Ndër më të përfolurit në këto biseda ishin edhe drejtori i Shërbimeve Sekrete, Sasho Mijallkov si dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, të cilët, së bashku me Janakievskin, llogariteshin si bashkëpunëtorët më të besuar e më të afërt të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *