Maqedoni, Qeveria do të marrë hua 90 milionë euro

Maqedoni, Qeveria do të marrë hua 90 milionë euro

Qeveria do të marrë hua 90 milionë euro në bankat komerciale Deutsche Bank dhe Erste Bank për të përfunduar fazën e parë të gazifikimit të vendit.

Edhe pse për këtë projekt ka treguar interes në financimin edhe Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas Ministrit të Financave Zoran Stavrevski, qëllimet e tyre janë të pranishme për shumë vite, por pa një realizim konkret, njofton Alsat-M. Prandaj është bërë varianti, financim komercial për përfundimin e gazifikimit. Stavrevski pohon se paratë nga kredia komerciale nuk do mund të përdoren për qëllime parazgjedhore. Ai e shpjegoi këtë për shkak të kontrolleve nga bankat dhe për shkak se fondet lëshohen në këste. Këtë vit do të tërhiqen 10 milion, vitin tjetër 25 milionë euro. I tërë projekti duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2018 dhe do të ndërtohen paralelisht autostrada Shtip – Negotinë – Manastir dhe Shkup – Tetovë – Gostivar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *